Testimet eksterne nga matura shtetërore do të testohen nga 4 deri në 15 qershor

Shkup, 19 prill 2016 – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e testimit pasdite i kumtuan datat për testimet eksterne nga provimi i maturës shtetërore në afatin e qershorit të vitit shkollor 2015/2016.

Për gjuhën amtare dhe letërsinë, maturantët do të testohen më 4 qershor, për matematikë më 9 qershor, gjuhë të huaj më 13 qershor, për fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë më 15 qershor. Testimi i të gjitha provimeve do të fillojë në orën 10:00.

MASH-i informon se dinamika e realizimit të testimit ekstern në afatin e qershorit është në pajtim me Konceptin për maturën shtetërore dhe provimin përfundimtar.

Rezultatet paraprake nga testimi ekstern i kandidatëve do të jenë të disponueshme për kandidatët brenda 30 ditëve nga zbatimi i testimit të fundit ekstern. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: