Bejta takoi fëmijët në suaza të projektit “Java e Jetimit” të organizuar nga e Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”

Gostivar, me 20 Prill- 2016Kryetari z. Nevzat Bejta takoi fëmijët në suaza të projektit Java e Jetimit të organizuar nga e Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë 1

Në mjediset e Komunës së Gostivarit, kryetari, z. Nevzat Bejta takoi përfaqësuesit e Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, dhe fëmijët jetim të përfshirë në projektin “Java e Jetimit” nën moton” Le të vazhdon Buzëqeshja”.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari Nevzat Bejta tha që: “Është kënaqësi e veçantë për mua dhe qytetarët e Gostivarit që sonte të jemi nikoqir të mysafirëve të vegjël nga Maqedonia dhe shtetet e rajonit, të cilët në rrethana të ndryshme ngelën pa njërin prind”.

“Ne si udhëheqësi e Komunës së Gostivarit, me kënaqësi pranuam të ndihmojmë në realizimin e projektit që organizata “Kalliri i mirësisë”, e quajti “Java e Jetimit” dhe nën moton” Le të vazhdon Buzëqeshja”. Ky projekt duhet të jetë një motiv më tepër për ne për tu gjendur më afër fëmijëve të cilëve fati i jetës u pamundësoi të rriten pranë të dy prindërve. Besoj se nëse dikush meriton më së shumti buzëqeshje, janë pikërisht këta fëmijë. Ne si Komunë e Gostivarit vazhdimisht kemi përkrahur iniciativa të tilla, sepse, mbi gjitha, edhe këta fëmijë meritojnë të ndjehen të lumtur dhe të barabartë në mesin e moshatarëve të tyre”, shtoi kryetari Nevzat Bejta, duke premtuar që: “Edhe në të ardhmen, do të jemi të gatshëm për tu afruar çdo lloj ndihme dhe përkrahje qoftë ajo morale apo edhe materiale ashtu që bashkërisht të kontribojmë për një të ardhme më të mirë të tyre në rrafshin individual dhe atë familjare të jetës së tyre”.

Përfaqësuesi i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Kadri Idrizi njoftoi që në suaza të projektin u përfshinë fëmijë jetim nga Maqedonia dhe shtetet e rajonit siç janë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia. Idrizi tha që t’i ndihmosh fëmijët është kënaqësi në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin fetar-islam, andaj shprehu falënderim për kryetarin Bejta për mbështetjen e ofruar në këtë dhe projekte të tjera të realizuara nga kjo organizatë.

Për nderë të mysafirëve, me këtë rast u shtrua një darkë në njërën nga restorantet e qytetit. /Radio Vala

 874 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: