Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në promovimin e librit të Muftiut të Gostivarit, Hfz. Shaqir Ef. Fetahu

Gostivar,me  20 Prill 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në promovimin e librit më të ri të muftiut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), në Gostivar, Hfz. Shaqir Ef. Fetahu, të titulluar “Islami – Porosi Universale”.

Në fjalimin e tij përshëndetës, Bejta përgëzoi muftiun Fetahu për përkushtimin e tij në promovimin dhe zhvillimin e jetës fetare, me theks të veçantë edhe në aspektin e literaturës fetare.

“Ndjehem i gëzuar që po marrë pjesë në promovimin e librit të mikut tim, muftiut të nderuar të Gostivarit, Hfz. Shaqir Ef,  Fetahu. Gjërat e mira siç janë feja dhe porositë që burojnë nga ajo, mbahet mend por është mirë të shkruhen që të mos harrohen asnjëherë dhe të barten gjeneratë pas gjenerate. Edhe libri i muftiut të nderuar të qytetit të Gostivarit “Islami – Porosi Universale” ka këtë mision, të përçon mesazhin që bart feja Islame si fe e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit. Muftiut të nderuar i uroj shëndet dhe sukses, kurse juve të nderuar të pranishëm u uroj që ta lexoni këtë libër dhe të mbetet pjesë e librave në bibliotekat e juaja familjare, sepse, nga aty buron dija dhe nga aty nis zhvillimi shoqëror”, shtoi Bejta.

Muftiu Shaqir ef. Fetahu, por edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, shprehen mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Komuna e Gostivarit në gjitha aktivitetet e ndërmara nga kjo Bashkësi fetare, me theks të veçantë në organizimin e manifestimit tradicional “Java e Muhamedit a.s.”, në suaza të së cilit aktivitet u promovua edhe libri në fjalë.

Në promomvimin e librit të muftiut Shaqiri, të pranishëm ishin drejtues të BFI-së dhe funksionarë shtetëror dhe lokal, në mesin e të cilëve ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija./Radio Vala20_04_2016_bejta_shaqiri

 763 total views,  2 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: