Në vijim aplikimi për subvencione në bujqësi, procedura përmes rrugës elektronike

Shkup, 20 prill 2016 – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural kumtoi sot se në vijim është paraqitja për marrje të subvencioneve në bujqësi.

Afati për aplikim është deri më 30 qershor, ndërsa risi është ajo që kërkesat do të parashtrohen në rrugë elektronike.

Kërkesat mund të parashtrohen me qasje në sistemin përmes ueb-faqes së Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, ndërsa për shfrytëzim më të lehtë janë përpiluar udhëzime në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Krahas kësaj, informacione më të hollësishme mund të merren edhe nga të punësuarit në Agjencinë për çka janë hapur tre linja telefonike 02/3097-489, 02/2445-805, 070/418-869 dhe 070/418-870.

Bujqit, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për subvencione mund të kërkojnë ndihmë edhe nga të punësuarit në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe në Agjencinë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Përkrahësi i sportit, Besim Bublica në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 49-të, kushtuar Besim Bublicës, drejtorit sportiv të FC Dardanisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: