Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar drunjtë dekorativ në njërën nga rrugët e Gostivarit

Gostivar, me 21 Prill -2016

Dëmtimi i pronës publike vazhdon të paraqes një shqetësim të madh për banorët e Gostivarit. Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar drunjtë dekorativ të vendosur në rrugën “Sretko Kërstevski”, në afërsi të Internatit të nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar.

Rasti është denoncuar nga banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar për dëmtimin e pronës publike si e mirë e përgjithshme janë drejtuar deri tek Komuna e Gostivarit për të ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e identitetit të autorëve të kësaj dukurie të pahijshme.

Komuna e Gostivarit ka njoftuar drejtuesit e Stacionit Policor dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Në një nga objektet afariste të lagjes janë të instaluara kamera sigurie dhe shumë shpejt pritet të identifikohet identiteti i autorëve, pas çka, do të iniciohet fletëparaqitje adekuate ndaj tyre.

Informatat e para flasin se personat që dëmtuar diku 10 drunjë dekorativ të vendosura në trotuarin e rrugës “Sretko Kërstevski”, janë aktivistë të partive opozitare, të cilët inatet politike mundohen ti nxjerrin duke dëmtuar pronën e qytetarëve të Gostivarit.

Komuna e Gostivarit inkurajon organet e rendit të ndërmarrin masat e nevojshme dhe rasti të merr epilog gjyqësor.

Drunjtë e dëmtuara u vendosën në kuadër të projektit të realizuar nga Komuna e Gostivarit të realizuar në dhjetor të vitit 2010 ku u vendosën 200 druve dekorativ të quajtura “ligostrum”, të sjella si donacion nga në afarist Shqipëria. /Radio Vala21_04_2016_drunjt_gostivar (1) 21_04_2016_drunjt_gostivar (3)

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Përkrahësi i sportit, Besim Bublica në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 49-të, kushtuar Besim Bublicës, drejtorit sportiv të FC Dardanisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: