Qyteti i Gostivarit model për Mitrovicën

Gostivar, me 21 Prill – 2016

Një delegacion me përfaqësues të Organizatave Joqeveritare nga qyteti i Mitrovicës (Republika e Kosovës), qëndruan për vizitë në qytetin e Gostivarit.

Në takimin me drejtuesit e Komunës, ato i interesuan për bashkëjetesën në Komunën e Gostivarit, participimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.

Përgjigje morën nga sekretarja e Komunës, zonj. Ditmire Shehu e cila fillimisht në emër të kryetarit Nevzat Bejta, u dëshiroj mirëseardhje në qytetin e Gostivarit.

“Gostivari dhe Mitrovica kanë lidhshmëri sa i përket multietnicitetit. Edhe në qytetin e Gostivarit jetojnë më tepër komunitete etnike. Shumica janë shqiptar dhe sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2001, shqiptarë llogaritet të jenë rreth 67 %, Maqedonas 19 %, Turq afër 10 %, Romë afër 4 %, e kështu me radhë. Por ajo që e karakterizon qytetin e Gostivarit është bashkëjetesa dhe harmonia ndëretnike dhe ndërfetare. Për ne si shoqëri kjo paraqet një vlerë dhe po merret si shembull pozitiv jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet e rajonit”, theksoi Shehu.

Sa i përket participimit të qytetarëve në vendimmarrje në suaza të pushtetit lokal, tha Shehu, Komuna e Gostivarit ka bërë hapa të rëndësishme.

“Përmes projektit Forume në Bashkësi që u mbështet nga Qeveria e Zvicrës, në Gostivar tashmë disa vite po organizohen forume me pjesëmarrjen e qytetarëve. Nga këto takime jepen propozime konkrete për projekte në interes të shoqërisë, dhe pastaj Komuna i inkorporon në Programin vjetor për Zhvillim Lokal. Po ashtu, jemi Komuna e parë në Maqedoni që kemi krijuar Këshillin Rinor me pjesëmarrës nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga qyteti i Gostivarit. Ato, japin ide, krijojnë projekte dhe me buxhetin e ndarë nga Komuna e Gostivarit të njëjtat i realizojnë”, vijoi Shehu.

Po ashtu, tha Shehu, Komuna e Gostivarit ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatat jo qeveritare, duke i mbështetur financiarisht dhe në forma të tjera për të realizuar projekte konkret që shkojnë në dobi të shoqërisë.

“Komuna e Gostivarit ka buxhet të caktuar vjetor që u dedikohet Organizatave Joqeveritare, dhe deri tani kemi pasur bashkëpunim shumë korrekt dhe me interes për qytetarët e Gostivarit. Në Komunën e Gostivarit funksionojë shumë shoqata jo qeveritare”, përfundoi Shehu.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të sektorëve në suaza të Komunës së Gostivarit, ndërkaq takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe u zhvillua një diskutim i ndërsjellë rreth eksperiencave të dy qyteteve sa i përket multietnicitetit, participimit të qytetarëve në vendimmarrje dhe bashkëpunimi në relacionin mes institucioneve publike dhe sektorit joqeveritar. /Radio Vala

21_04_2016_gostivar_mitorvice (1)

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Përkrahësi i sportit, Besim Bublica në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 49-të, kushtuar Besim Bublicës, drejtorit sportiv të FC Dardanisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: