Prishet postamenti i kryqit në Butel (Video)

Shkup, me 3 mars 2016

Turma prej dymijë qytetarëve, në krye me Izet Mexhitin dhe funksionarë tjerë të lartë të BDI protestojnë në afërsi të gurthemelit të kryqit në Komunën e Butelit. 

Një grup i protestuesve kanë shkatërruar ndërtimet në afërsi të vendit ku planifikohet vendosja e kryqit, ashtu që kanë marrë iniciativë duke vendosur tenda dhe flamuj. 

Koordinatori i protestës, Mexhiti tha se do të qëndrojnë në Butel deri sa të ndërpriten punimet për ndërtimin e kryqit. 

Sonte pritet që një grup i protestuesve të kalojnë natën në afërsi të vendit ku zhvilloheshin punimet. 

Burimi: Koha.mk

Video: Alsat-m

 779 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: