Bejta takoi mërgimtarët në Graz të Austrisë

Gostivar, 2 mars – Gjatë vizitës zyrtare në Graz të Austrisë ku po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “E ardhmja Urbane”, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti, shfrytëzoi rastin të vizitoi Klubin e bashkëqytetareve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Graz të Austrisë.

Kryetari Bejta bashkëbisedoi me mërgimtarët tanë për tema të ndryshme siç janë aktivitet e ndërmarra nga Komuna e Gostivarit, problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë që jetojë atje, ndërsa u informuan edhe për zhvillimet politike në vendlindje.

Krahas mërgimtarëve nga Gostivari kishte edhe nga qytetet e tjera të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta falenderoi mërgimtarët për mikpritjen e bërë. 

 824 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: