Kryetari Nevzat Bejta po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “E ardhmja Urbane”, që po mbahet në Graz të Austrisë

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti, po merr pjesë në konferencën “E ardhmja Urbane”, konferencë kjo më e madhe e këtij niveli e organizuar në Evropën Qendrore.

Konferenca do të zgjas dy ditë, kurse gjatë punimeve ekspertë ndërkombëtar do të paraqesin  praktikat më të mira nga projektet që tashmë janë realizuar.

Konferenca paraqet një mundësi ideale për drejtuesit e rreth 300 qyteteve nga shtete të ndryshme të Evropës  për tu njohur nga afër me këto projekte.

Konferenca synon të sjell përvojat pozitive nga qytete të ndryshme evropiane në rrugën e tyre drejt zhvillimit, zgjerimit dhe urbanizimit, me theks të veçantë në realizimin e planeve afatgjate dhe kapitale.

Drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse do të kenë rastin të njihen me këto përvoja dhe se si ata të iniciojnë dhe me sukses të zbatojë ndryshimet në qytetet e tyre.

Ekspertët pjesëmarrës vijnë nga fusha të shumta të specializuara siç janë infrastruktura, planifikimi urban, komunikacioni,  teknologjia e mjedisit, energjetika, uji, menaxhimi i mbeturinave, e tjerë. 

Gjatë konferencës do të zhvillohet edhe panairi ndërkombëtar, ku ekspozuesit ndërkombëtare do të kenë rastit për të paraqitur ofertat e tyre që ndërlidhen me veprimtarinë e institucioneve lokale. 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: