Rasti "Puç" shtyhet për 3 maj

Shkup, 2 mars 2016 – Seanca gjyqësore për lëndën “Puç” sot është shtyrë për më 3 maj me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, e cila e mori këtë rast.

Shtyrja e seancës është për shkak të ankesës së PSP për mosdorëzimin e kopjeve nga faktet që i posedon Gjykata, dhe të cilat janë të lidhura me këtë lëndë.

Në rastin “Puç” për spiunim dhe dhunë ndaj funksionarëve më të lartë shtetëror, janë akuzuar edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ish kreu i kundërzbulimit Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, nëpunësi në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski, i punësuar në MPB./Radio Vala

 774 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: