Hapet objekti i parë i Spitalit special për sëmindje kirurgjike "Filipi i Dytë"

Shkup, 1 mars 2016 – Objekti i ri i Spitalit special për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë”, sipas standardeve më të larta botërore me enterier unik, mjekësi të lartë, pajisje, rregullim të plotë të mjedisit, regjime rigoroze të ngrohjes dhe ftohjes dhe përçmimit të ajrit të freskët dhe me komoditet maksimal të pacientëve, vizitorëve dhe të punësuarve, është hapur në Shkup.

Është vendosur në afërsi të hapësirave në të cilat tani është vendosur Spitali special për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë”. Investimi është në shumë prej 40 milionë euro.

Objektin e hapën dr. Zhan Mitrev, themelues, pronar dhe menaxher i Spitalit special për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë” dhe pacienti i parë i operuar në këtë institucion shëndetësor, Kosta Shapkov nga Koçani, të cilit më 1 mars të vitit 2000 i është vendosur baj pas.

“Në këtë datë në orën 16 para 16 viteve e bëmë operacionin e parë baj pas në Maqedoni. Pas gjithë asaj që është bërë dhe është instaluar në këtë spital të ri, si në ndërtesë ashtu edhe në teknikën mjekësore, e bën një prej spitalëve më modern në Evropë. Me këtë Maqedonia fiton diçka të veçantë, diçka që mundet në mjekësi të barazohet me cilin do vend më të zhvilluar në botë”, deklaroi Mitrev.

Para disa ditëve, theksoi, shtruam kërkesë në Ministri dhe presim për atë që do të thotë procedurë të mëtejme dhe shpresoj se për 10 ditë do ta marrim edhe lejen për punë. Potencoi se të gjitha aparaturat janë instaluar dhe janë në funksion si dhe janë testuar.

Theksoi se në 16 vitet e fundit kanë bërë 18.000 operacione kardiovaskulare, 25.000 operacione kirurgjike, kanë trajtuar rreth 350.000 pacientë, rreth 40.000 pacientë në nivel vjetor deri më tani në pjesën e vjetër kanë ardhur për nevoja të ndryshme – diagnostikë, terapi, intervenime kirurgjike.

“Kjo qendër do të thotë hap i ri në teknologjinë mjekësore pasi që këtu ne jemi zyrtarisht edhe përfaqësues të “Filipisit” pajisje të cilat i instaluan teknologjitë më të reja të ashtuquajtura teknologjia smart. Ajo tani paraqet diagnostifikim më preciz, më të shpejtë të sëmundjeve me miliona opsione, më pas do të thotë një shkallë më e lartë në sigurinë e pacientëve si dhe në lidhje me infeksionet intrahospitale ashtu edhe në lidhje me punën tjetër të plotë të personelit dhe të pacientëve”, shtoi Mitrev.

Njeriu i parë i operuar në spital, Kosta Shapkov (71) nga Koçani deklaroi se ndjehet mirë dhe se nuk ka vështirësi.

Në hapjen e objektit të ri të Spitalit special për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë” morën pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me bashkëshorten Maja Ivanova, kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, anëtarë të Qeverisë./Radio Vala

 966 total views,  11 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: