Mundësi për kompanitë e Maqedonisë të tregut kinez

Shkup, 1 mars 2016 – Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë së bashku me Panairin Ndërkombëtarë në Ningbo, Kinë dhe Ambasadën e Republikës së Kinës në Maqedoni sot organizojnë event biznesi “Mundësitë për kompanitë e Maqedonisë në tregun kinez”. Qëllimi për mbajtjen e ngjarjes është njohja me mundësitë për kompanitë e Maqedonisë për eksport dhe bashkëpunim me kompanitë nga Kina. 

Siç kumtoi Lidhja e Odave Ekonomike, të pranishmit do të kenë mundësi drejtpërdrejtë të njihen me volitshmëritë për pjesëmarrje në Panairin për investime dhe tregti të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Ky panair është një prej panaireve më të mëdha investuese dhe tregtare në Kinë dhe është në organizim të Panairit Ndërkombëtar në Ningbo dhe i mbështetur nga Ministria e Tregtisë së Kinës dhe Provincës Zhexhijang. Këtë vit panairi do të mbahet në periudhën prej 9 deri më 12 qershor të vitit 2016.

Në takim do të marrë pjesë delegacioni nga Kina i përbërë nga përfaqësues nga Panairi ndërkombëtar në Ningbo, Drejtori i Byrosë për logjistikë të tregut dhe bashkëpunim të zonave të lira tregtare të Ningboas, zëvendësdrejtori i Byrosë për kulturë, TV/Radio dhe gazetari të Ningboas, përfaqësues nga Ambasada e Kinës në Maqedoni, si dhe kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, kryetarët e odave qytetare në kuadër të LOE-së dhe përfaqësues të kompanive-anëtarë të LOE-së.

Në kuadër të Biznes-ngjarjes do të marrë pjesë edhe kompania “NinBo DIJIA VIDA Trading Co LTD” e cila merret me import të alkoolit, ushqimit dhe prodhimeve të tjera nga Evropa. Kompanitë-anëtarë të LOE-së të cilët do të marrin pjesë në ngjarje do të kenë mundësi të realizojnë takim të drejtpërdrejtë B2B me këtë kompani, në pajtim me interesin e saj./Radio Vala 

 738 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: