Hapet Fan Shop Shkëndija, e vizitojnë edhe lojtarët (Video)

Tetovë, me 29 shkurt 2016

Ashtu si që ishte paralajmëruar, të hënën në mëngjes është hapur fan shopi i KF Shkëndija.

Qytetarët kanë nisur ta frekuentojnë shitoren e artikujve zyrtar të klubit, ndërsa të njëjtin e kanë vizituar edhe futbollistët ‘kuqezi’. KF Shkëndija hap një faqe të re në drejtim të ngritjes profesionale të klubit. Prej sot (e hënë 29.02.2016) është hapur fan shopi zyrtar i klubit, i cili ofron zgjedhje të pasur të artikujve me logon e klubit, përfshi edhe fanellat e reja zyrtare, prodhim të kompanisë italiane për veshje sportive ‘Macron’. Që në hapje nuk ka munguar interesimi për tu furnizuar me artikuj të klubit, ndërsa fan shopin e kanë vizituar edhe futbollistët e ekipit të parë të Shkëndijës. 

/Radio Vala

 1,147 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 41 (06.09.20) Alketa Rama, futbolliste

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 41-të Bashkëbiseduese: Alketa Rama, futbolliste e FC Zürich-ut U19 …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: