Vashat Shqiptare nga Kumanova fituan vendin e parë në futboll të vogël

Kumanovë, me 28 shkurt 2016

Falë rezultatit 2-0, ekipi i femrave në futboll të vogël “Bajram Shabani” nga Kumanova triumfoi kundër Sh.F. “Kole Kaninski” në finalen e madhe të garave shtetërore, e cila u zhvillua sot (e shtunë) në qytetin e Makedonski Brod.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi është përcaktuar në pjesën e dytë, kur Hirisha Zulfiji dhe Hasibe Beluli shënuan golat vendimtar.Në fund të turneut Hikmete Limani është zgedhur futbollistja më e mirë e turneut.

Ky sukses është i madh për vashat kumanovare dhe kjo është meritë e tyre në krye me trajnerin-arsimtarin e edukatës fizike, Mustafë Ebibi.

Kujtojmë se, në ndeshjen e parë vashat e reja kumanovare mundën ekipin nga Strumica me rezultat 6-2, pastaj shkupjanet e Tefejuz me rezultat 5-0 dhe në gjysmëfinale e mposhten ekipin nikoqir të Makedonski Brod me rezultat. /Radio Vala

 876 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) FC Prishtina Bern shënon fitore bindëse përpara publikut vendas

 4,852 total views,  11 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: