Për një javë 5.041 raste të të prekurve prej gripit në Maqedoni

Shkup, 25 shkurt 2016 – Gjatë javës së shtatë të këtij viti (prej 15 deri më 21 shkurt) në Republikën e Maqedonisë prej 30 njësiteve raportuese janë paraqitur 5.041 raste të gripit me incidencë prej 243,6 në 100.000 banorë, që është për 19,2 për qind më shumë se javën e kaluar, njofton Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Numri i të sëmurëve gjatë kësaj jave është për 2,4 herë më i madh se në të njëjtën periudhë sezonin e kaluar, kur janë regjistruar 2.059 raste, ndërsa në krizën tipike sezonale për 5 sezone gjithashtu ekziston rritje prej 81,4 për qind.

Faktet e theksuara flasin në dobi të intensifikimit të konsiderueshëm të aktivitetit sezonal të gripit i cili vazhdon edhe gjatë kësaj jave dhe është mbi kufirin e epërm javor të numrit të pritur të rasteve (4.315).

Edhe në javën e shtatë, numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet. Incidencë më e lartë këtë javë është regjistruar tek fëmijët e moshave shkollore nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave 1.126 janë regjistruar në territorin e QSHP Strumicë, QSHP Veles 625, QSHP Shkup – 590 dhe QSHP Manastir – 375. Incidencë më e lartë për këtë javë është regjistruar në QSHP Strumicë.

Në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura në këtë sezon është më i madh për 63,9 për qind, ndërsa në raport me pesë sezonet e fundit, është regjistruar një rritje prej 35,8 për qind.

Gjatë sezonit të shtatë të këtij viti, në laboratorin virusologjik të ISHP  janë analizuar 8 mostra biologjike për analizë për prani të virusit 2 nga të cilat kanë rezultuar pozitiv për Influencë A – e patipizuar.

Në sezonin 2015/2016 nga 66 mostrat e pranuara deri më tani, ka 11 rezultate pozitive (16,7 për qind) për prani të virusit të gripit (3 janë A(H1N1), 6 janë Influencë A e patipizuar dhe 2 influencë B).

Duke filluar nga java e 42-të e vitit 2015 ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Sipas raportimeve të deritanishme, janë vaksinuar gjithsej 26.744 persona, ose 88.5 për qind prej numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara për këtë sezon.

Gjatë javës së shtatë të këtij viti janë vaksinuar gjithsej 20 persona, numri më i madh i të cilëve në Shkup (11), ndërsa 80,2 për qind i kanë pranuar vaksinat në tre javët e para të fillimit të vaksinimit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: