U promovua Galeria e përhershme e piktorit me famë botërore Omer Kaleshi në Galerinë nacionale

Shkup, 25 shkurt 2016 – Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot mbajti konferencë për mediat për të promovuar ekspozitën e përhershme nga piktori me famë botërore Omer Kaleshi që do të ekspozohet në Çifte Hamam.

Piktori do t’i dhurojë galerisë në fjalë 25 piktura të tij.

Kryetari i komunës së Çairit së pari përgëzoi drejtoreshën e re të Galerisë nacionale Dita Starova si dhe theksoi faktin se tanimë emërtimet e këtyre institucioneve nuk janë në dy gjuhë por në tre: gjuhë shqipe, angleze dhe maqedoase, në mënyrë estetike ashtu siç i takon një institucioni kulturor.

“Sot jemi këtu së bashku për një ide që po realizohet nga disa institucione si Ministria e Kulturës, Galeria nacionale, Komuna e Çairit dhe Qendra Informatike Kulturore, për të promovuar Galerinë e përhershme të piktorit të madh, njëherit dhe Qytetar Nderi i Komunës së Çairit, Omer Kaleshi. Kjo galeri do të jetë një atraksion për qytetarët dhe të gjithë vizitorët e Galerisë nacionale”, theksoi kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.

Drejtorja e Galerisë Kombëtare të Arteve, Dita Starova, e cila e mori postin kohë më parë u tha gazetarëve të pranishëm se Kaleshi është piktor i kalibrit të lartë, i pranishëm me veprat e tij në SHBA, Francë, Turqi dhe në shumë vende të tjera të botës, prandaj hapja e një galerie me emrin e tij do të jetë një nder për ata.

“Do të jetë moment i madh që këto vepra të ekspozohen në mënyrë të përhershme në qytetin e Shkupit. Deri në fund të vitit 2016-të, projekti do të jetë i përmbyllur pasi tanimë pikturat kanë arritur”, tha Starova.

Piktori Omer Kalleshi nga ana e tij u shpreh i knaqur që veprat të cilat i ka punuar do të ekspozohen në galerinë e cila do të mbajë emrin e tij, për çka falënderoi institucionet të cilat e kanë mundësuar jetësimin e projektit.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, tha se nisma është më e vjetër, por siç njoftoi, realizimi i projektit nuk është bërë sepse Galeria Kombëtare e Arteve në Shkup, gjatë kohë ka funksionuar pa drejtor.

Ndryshe, në biografinë e Kaleshit qëndron se ka lindur në fshatin Serbicë të Kërçovës ndërsa në vitin 1950 ka diplomuar në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike, pas çka emigron në Turqi ku fillon studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Stambollit. Studimet universitare i mbaron në atelierinë e piktorit Bedri Rrahmi. /Radio Vala

 795 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: