Për dy vjet vlerësim i të gjithë patundshmërive, paralajmëron Kadastra

Shkup, 24 shkurt 2016 – Nga gjysma e dytë e vitit nëpunësit e kadastrës dhe vullnetarë do të bëjnë kontroll terreni për vlerësimin e çdo objekti veçmas në shtet. Qëllimi është të bëhet vlerësim masiv i patundshmërive, proces që Kadastra, në bashkëpunim me Odën e vlerësuesve dhe me shfrytëzimin e përvojave suedeze, pret ta përfundojë për dy vjet.

Të dhënat që do të mblidhen duhet të ofrojnë vlerë transparente të të gjitha lllojeve të patundshmërive – hapësirës banesore dhe afariste, tokës bujqësore, tokës ndërtimore, infrastrukturës, që megjithatë, do të mundësojë shfrytëzim më të thjeshtë nga qytetarët, sektori i biznesit, investuesit…

Me vendosjen e regjistrit të çmimeve të qirave në mars të vitit të kaluar filluan aktivitetet për vlerësim masiv, ndërsa hapat e ardhshëm janë ekipimi i sektorit për vlerësim në Kadastër, përpilimi i zgjidhjes soufterike dhe kontrolli në terren.

“Do të kemi shumë punë terreni, do të angazhohen edhe vullnetarë në tërë këtë proces, sepse duhet të vizitojnë çdo patundshmëri, ndërtesë, shtëpi, në Maqedoni, me ç’rast do të duhet të mblidhen të dhëna themelore. Pres për dy vjet ta bëjmë vlerësim masiv, që është proces shumë i ndërlikuar dhe i vështirë”,  tha Sllavço Tërpevski, drejtor i Agjencisë për Kadastra të Patundshmërive.

Në organizim të Kadastrës sot në punëtori, përfaqësues prej më shumë institucioneve me ekspertë suedez dhe Odës së vlerësueseve i konfirmojnë aktivitetet e ardhshme për vlerësim masiv.

Siç njoftoi Tërpevski, Kadastra deri nga mesi i muajit të ardhshëm pret të prezantojë Raport vjetor me të gjitha transaksionet e patundshmërive.

“Pasi ta bëjmë vlerësimin masiv, do të dimë saktë sa është vlera e tërë pronës në Maqedoni, ndërsa në Raportin vjetor në mars do t’i japim çmimet mesatare për shitje, llojet e shitjeve në nivel të tërë shtetit nëpër qytete dhe vendbanime, e për atë se sa kushton prona e tërësishme, do të duhet të presim vlerësimin masiv”, sqaroi Tërpevski.

Vlerësimi masiv, tha, do të jetë spirancë që do t’i  tregojë parametrat themelore për çdo pronë të patundshme.

Nga marsi deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar me regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 20.137 transaksione të patundshmërive, prej të cilave 60 për qind janë shitblerje, ndërsa 40 për qind qira. Nga të dhënat e përpiluara deri tani në Shkup janë evidentuar 552 banesa me vlerë mesatare prej 51,870 denarë për metër katror, në Manastir çmimi mesatar arrin 31.555 denarë, ndërsa në Shtip 29.958 denarë.

Nga Oda e vlerësuesve theksojnë se janë të gatshëm për aktivitete që do të vijojnë me vlerësimin masiv dhe theksojnë se është me rëndësi që nga fillimi i vitit të vendosen standarde evropiane për vlerësim.

Sipas Hans Soderland, ekspert nga Suedia, vlerësimi masiv është proces i rëndësishëm sepse ofron informacione të sakta për pronë të patundshme në një shtet dhe për vlerën e saj. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: