(VIDEO) Aliti për shpërbërjen e kuvendit: Skenarët do të jenë ndër më të këqijat

Shkup, me 23 shkurt 2016

Nënkryetari i kuvendit Rafiz Haliti në emisionin 10 minuta deklaroi se nëse nuk ndryshohet vendimi për shpërbërjen e qeverisë, Maqedonia do të futet në një krizë akoma më të madhe se kjo tashmja.

“Skenarët do të jenë ndër më të këqija për interesin e RM-së dhe qytetarët e RM-së. Them këtë pasi që subjektet politike shqiptare janë prononcuar se nëse zgjedhjet mbahen më 24 prill, nuk do të marrin pjesë. Ne nuk e shohim se është interes I RM-së që prej një krize që jemi të hyjmë në një krizë edhe shumë më të thellë. Dhe mendoj se ai vendim duhet të anulohet, për shpërbërjen e kuvendit”, u shpreh Rafiz Haliti, Nënkryetar i kuvendit.

Haliti duke folur për kryqin që u paralajmërua se do të vendoset në Komunën e Butelit, tha se nuk është mirë që simbolet fetare të vendosen në vende jo relevante.

“Gjithsesi se është provokim të vihet një kryq në udhëkryq, për shkak se nuk do të ishte mirë që edhe një xhami të vihet në udhëkryq. Nëse e vendosin në kufi me Komunën e Çairit duhet të kihet parasysh se një pjesë bukur e madhe e banorëve janë të religjionit islam”, shtoi ai.

Haliti tha se qoftë kishë ose xhami, ato duhet të vendosen sipas kërkesës së qytetarëve. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: