Takim i Jasharit me Totozanin dhe Memetin

Shkup, 23 shkurt 2016  – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Adnan Jashari sot u takua me Avokatin e popullit të Republikës së Shqipërisë, Igli Totozani dhe me Avokatin e popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti.

Ministri Jashari gjatë takimit me Totozanin dhe Memetin bisedoi për bashkpunimin mes dy vendeve në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në kuadër të Konventës kundër Torturës dhe dënimeve të tjera çnjerëzore dhe degraduese.

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë informoi Avokatin e popullit të Shqipërisë për perpjekjet e marra lidhur me draftin e propozim ndryshimit të ligjit për Avokatin e popullit, i cili do të harmonizohej me Parimet e Parisit dhe do t’i mundësonte Avokatit te popullit të RM-së statusin A.

Ministri Jashari gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh parimet themelore mbi të cilat bazohet një shoqëri demokratike moderne, një ndër përgjegjësitë tona është ndërtimi i sistemit në të cilin janë të siguruara të gjitha parakushtet të cilat mundësojnë shkallë të lartë të pergjegjësisë nga ana e institucioneve shtetërore, në drejtim të realizimit të obligimeve të tyre për respektimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut.

“Objektivat tona janë, respektimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë, që nënkupton harmonizimin e plotë të rendit juridik, me parimet e konventave ndërkombëtare, të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarr, që në momentin e ratifikimit të tyre”, theksoi ministri Jashari./Radio Vala

 800 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: