Vazhdon procesi gjyqësor për ngjarjet në Lagjen e Trimave

Shkup, 23 shkurt 2016 – Procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, të cilat ndodhën në muajin maj të vitit të kaluar duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Supreme. Para këshillit gjyqësor duhet të dëshmojnë policët të cilët morën pjesë në aksion.

Të akuzuarit ngarkohen për “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Në seancat paraprake, të akuzuarit u shprehën se janë të pafajshëm dhe mbrojtja kërkoi rasti të ndërmerret nga Prokuroria Speciale Publike. Gjykatësi u përgjigj se lënda do të dorëzohet në këtë Prokurori nëse prej atje arrin kërkesë e tillë deri te Gjykata.

Prokuroria pohoi se “sulmi në Lagjen e Trimave është organizuar mirë, ndërsa të akuzuarit kanë marrë pjesë me paramendim të drejtpërdrejtë”.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin  humbën jetën tetë policë nga njësitë speciale të MPB-s dhe dhjetë persona nga grupi i armatosur, ndërsa dyzet policë janë lënduar rëndë./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: