Fatmire Beshiri, magjistre e re në Shkencat Sociologjike

Tetovë, me 22 shkurt 2016

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Filozofik – Drejtimi Sociologji, me sukses mbrojti tezën e magjistraturës, Prof. Fatime Beshiri nga Gostivari. Në komisionin në përbërje të Prof. Dr. Flora Sela -kryetare, Prof. Dr. Qani Nesimi -anëtar dhe Prof. Dr. Sunaj Rahimi- mentor, kandidatja mbrojti temën me titull “Ndikimi i politikës në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë në shkollat shqipe”. 

“Në këtë tubim shkencor, përveç familjarëve, prezent ishte edhe Muftiu i Muftinisë së BFI -Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetai, Prof. Arif ef. Emini -ish Reisul Ulema, Prof. Afrim Alija, Prof. Bahri Aliu, Prof. Resmije Xhaferi, stafi edukativo-arsimor i SHMI “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Gostivar, Tetovë dhe Shkup, Prof. Nafije Zendeli nga Sektori Arsimor në Komunën e Gostivarit, nxënëse dhe studente si dhe shumë mysafirë tjerë”, thuhet në njoftimin e Muftinisë së BFI-së së Gostivarit. 

Përndryshe, Mr. Fatime Beshiri është administratore dhe profesoreshë në SHMI “Medreseja Isa Beu” -Paralelja e Vajzave në Gostivar. Lusim All-llahun xh.sh. që magjistres së re, t’i japë shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në punë dhe në jetë.

/Radio Vala

 968 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: