Besimi: Maqedonia mbetet e përkushtuar në obligimet për krizën e refugjatëve

Shkup, 22 shkurt 2016 – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot mbajti fjalim në mbledhjen e rregullt  të donatorëve, kushtuar migrimit dhe krizës së refugjatëve, me qëllim për të koordinuar përpjekjet dhe veprimet e të gjitha  palëve të interesuara që kanë të bëjnë me sfidën në përmasa globale.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të përfshira në proces, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ekspertë.

Besimi  në hollësi iu referua aktiviteteve konkrete dhe përpjekjeve për të ndërtuar kapacitete e nevojshme  për ta menaxhuar krizën, si dhe nevojat aktuale që dalin nga  kujdesi ditor  për refugjatët.

Gjatë takimit u theksua se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve të saj duke i respektuar rregullat dhe standardet ndërkombëtare, të cilat përfshin mbështetjen për refugjatët në sigurimin e strehimit të përkohshëm, pushimin, ushqimin, kujdesin mjekësor, sigurinë dhe shkëmbimin e informacionit në kohë për bashkëpunim efektiv dhe koordinim, menaxhimi i fluksit të migracionit në  sigurimin e regjistrimit të plotë të të ardhurve, kontrolli kufitar i zgjeruar, përmirësimin e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor si  dhe  veprime  intensive kundër kontrabandimit  dhe trafikimit të migrantëve.

Këto aktivitete kryhen në bashkëpunim të ngushtë me institucionet tona kompetente, FRONTEX, me më shumë vende anëtare të BE-së dhe institucionet kompetente ndërkombëtare.

Për ta përshëndetur  është  masa e re e BE-së  për vitin 2016, me buxhet prej 10 milion euro për vendin tonë ,si  mbështetje për Ministrinë e Punëve  të Brendshme, në drejtim të përmirësimit të mundësisë për menaxhimin në kufi, theksoi Besimi.

Në fund të fjalimi të tij, zëvendëskryeministri Besimi falënderoi partnerët bilateral për ndihmën e dhënë për vendin tonë si  mbështetje  për menaxhimin me sfidën  e  mingrantve – refugjatëve, por që edhe më tej nevojiten mjete  për shpenzimet e vazhdueshme dhe nevojat e ardhshme./Radio Vala

 718 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: