Maqedonia dhe Kosova e përforcojnë bashkëpunimin në fushën e eurointegrimeve

Shkup, 22 shkurt 2016 – Maqedonia dhe Kosova sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e integrimeve Evropiane. Marrëvesgja  në Prishtinë  u nënshkrua  nga ana e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Ministrit për Integrime Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku.

Memorandumi konfirmon perspektivën Evropiane të dy vendeve i përforcon marrëdhëniet bilaterale dhe promovon bashkëpunim të vazhdueshëm nga interesi i përbashkët.

Gjatë takimit, me homologun kosovar, zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e përvojave në fushën e integrimeve evropiane, si dhe shkëmbim i informatave dhe njohurive për adoptimin e legjislacionit evropian dhe zbatimin e kapitujve.

Maqedonia dhe Kosova deri më tani kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje për bashkëpunim. Marrëveshja e fundit e cila u nënshkrua mes dy vendeve lehtësoi procedurat kufitare për kalimin e kufijve me letërnjoftim biometrik, me të cilën vërtetohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përafrimi i qytetarëve.

Mes të tjerash u theksua edhe rëndësia e shfrytëzimit të fondeve evropiane nga programi për bashkëpunim ndërkufitar CBC ku për programin 2007 – 2013 deri më tani janë shfrytëzuar, 1,290,910 për projekte të cilat janë në fazë të zbatimit ndërkaq për programin CBC 2014 – 2020 në dispozicion janë 8,400,000 euro.

Bashkëbiseduesit përshëndetën këtë iniciativë, duke konfirmuar edhe një here bashkëpunimin e mire mes vendeve.

Zëvendëskryeministri, siç njoftoi kabineti i tij,  në fund të takimit Ministrit Çollaku i uroi realizimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave me vendet evropiane i cili është i rëndësisë së veçantë për vendin në rrugën e tij në përafrimin në familjen evropiane./Radio Vala 

 771 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: