Ali Ahmeti: Ne do të jemi partnerë me të gjitha forcat progresive në vend dhe jashtë

Gostivar, 21 shkurt 2016 – Pa marrë parasysh nëse do të ketë zgjedhje më 24 prill apo më pas, ne do të mbetemi partnerë me të gjitha forcat progresive si në vend ashtu edhe jashtë vendit, me këto fjalë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë tubimit në Gostivar iu drejtua të pranishmëve të shumtë lidhur me zgjehdjet e paralajmëruara parlamentare.

“Partia jonë është partia më mirë e organizuar dhe në tërësi i përfaqëson interesat e shqiptarëve. Prej se ekzistojmë, shqiptarët ndjehen më të lirë, ndërtojnë përmendore dhe ja së shpejti do të kenë edhe universitetin e dytë. Për këtë arsye dëshirojmë para jush si elektrorat t’ju prezantojmë si punojmë dhe çka kemi punuar deri më tani. Jam krenar që kam qenë me njerëzit të cilët nuk frikësohen dhe të cilët dëshirojnë të fitojnë. Ne fitojmë sepse e kemi besimin tuaj”, tha Ahmeti në tubim. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: