Radio Vala ua sjell në shqip deklaratën origjinale të ambasadorit të SHBA-ve Bejli dhe të BE-së Orav

Shkup, me 21 shkurt 2016

Radio Vala ekskluzivisht ua sjell të përkthyer në gjuhën shqipe Deklaratën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhes Bejli dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav lidhur vlerësimin i BE-së dhe SHBA-së për atë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 24 prill.

 

I nderuar Kryeministër

Kur u takuam më 15 Janar me liderët politik dhe palët e përfshira për zgjedhjet e parakohshme, u dakorduam që komuniteti ndërkombëtar do ti vëzhgoj nga afër përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, aktualisht të parapara me marrëveshjen politike për tu mbajtur më 24 Prill 2016.

Zgjedhjet e parakohshme, siç është e nënvizuar edhe në marrëveshjen e Përzhinos, duhet të jenë hapi kryesor në procesin e reformave për ta kthyer besimin e qytetarëve në proceset zgjedhore, duke siguruar kushte për konkurrencë të ideve dhe perspektivave politike dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Ky qëllim strategjik qëndron më i vlefshëm se kurrë më parë.

Gjatë muajit të fundit, në koordinim të ngushtë me aktor dhe ekspert relevant, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, ashtu si dhe me vetë partitë politike, ne me kujdes kemi ndjekur progresin dhe përparimin në një numër të çështjeve. Këto çështje janë thënë qartë dhe publikisht në letrën që Jua dërguam juve më 28 Janar. Ne Ju thamë që do ta japim vlerësimin tonë rreth implementimit të marrëveshjes së Përzhinos para shpërbërjes së Parlamentit, në rast se do të duhej të shqyrtohet mundësia për tu ndryshuar data e zgjedhjeve.

Ne vërejmë se puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri më sot dhe përfundimet e të gjithë ekspertëve relevant tregojnë se në këtë fazë kushtet e nevojshme për  organizimin e zgjedhjeve kredibile më 24 Prill për momentin nuk janë në vendin e duhur, megjithëse një progres është arritur. Poashtu, nuk është arritur marrëveshje për reformën në media për të siguruar kushte të barabarta për garë. Gjithashtu jemi të shqetësuar për raportet fillestare rreth presionit dhe kërcënimeve mbi votuesit dhe të tjerët.

E gjithë kjo është për shumë keqardhje.

Ne fuqishëm i inkurajojmë të gjithë liderët politik, si të pozitës ashtu edhe të opozitës, si dhe institucionet që të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar në marrëveshjen e Qershor/ Korrikut, përfshirë edhe për hapat e ndërmarra deri më tani në bazë të marrëveshjes. Në qoftë se zgjedhjet nuk mund të mbahen në datën e paraparë, presim që partitë politike të punojnë për të ndërmarrë masat e nevojshme për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve kredibile në kohën më të afër të mundshme dhe në respekt të plotë me përgjegjësitë dhe punën parapërgatitore që po bën Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Ne kuptuam që liderët politik kanë përmendur si datë alternative 5 Qershorin . Tani kërkohet përpjekje serioze nga të gjithë palët e përfshira për ti siguruar kushtet e kërkuara për proces zgjedhor të besueshëm (kredibil)  në të cilin do të mundeshin lirshëm të marrin pjesë të gjithë qytetarët dhe partitë politike.

Liderët politik kanë përgjegjësinë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që ta rivendosin vendin e tyre në rrugën EuroAtlantike, duke zbatuar marrëveshjen politike dhe duke zbatuar Prioritetet e Reformave Urgjente, në interes të qytetarëve të vendit. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga shumë afër progresin.

/Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: