Bejta nga Gostivari: Ne themi se Ali Ahmeti solli shumë të mira për shqiptarët

Gostivar, 21 shkurt – Në tubimin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, nënkryetari Nevzat Bejta u shpreh i lumtur që pikërisht qyteti i Gostivarit u ygjodh si qyteti  për ta filluar rrugën e fitores së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.

“E nderuara familje e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim mirë se erdhët në qytetin e fitoreve të Bashkimit Demokratik për Integrim, në qytetin e Gostivarit. Më lejoni që në emrin e juaj dhe në emrin tim të përshëndesim krenarinë e shqiptarëve, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, zotëri Ali Ahmetin bashkë me bashkëpunëtorët e vet. Qytetarët dhe anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, sot jemi të lumtur që lideri jonë Ali Ahmeti e zgjodhi qytetin e Gostivarit për ta filluar rrugën e fitores së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare”, tha Bejta, i cili me këtë rast theksoi që Ali Ahmeti ka se çka tu thotë shqiptarëve se çka ka bërë për ato, ndërsa liderët e partive të tjera nuk mund tu përgjigjen shqiptarëve se çka kanë bërë një të mirë për shqiptarët.

“Të nderuar të pranishëm, ju i keni dëgjuar ca çunaka të vegjël që kanë krijuar parti politike për ta shpallur veten kryetar, dhe ato habiten se përse BDI fiton çdo here zgjedhjet. Ato dinë vetëm të ofendojnë, të mashtrojnë, të bëjnë shpifje, por asnjë punë të mirë nuk kanë bërë për shoqërinë shqiptare. Ato mendojnë se mund ti mashtrojnë shqiptarët, harrojnë se shqiptarët janë të shkolluar, se shqiptarët janë të ditur, harrojnë se nuk mashtrohen lehtë shqiptarët. Nuk ka mundësi që shqiptarët të mashtrohen. Qytetarët i pyesin ato se çka kanë bërë për shqiptarët. Nuk kanë se çka tu thonë s’kanë bërë kurrgjë të mirë për popullin e tyre”, tha Bejta.

Kur na pyesin neve se çka ka bë Ali Ahmeti për shqiptarët, tha Bejta, ne u themi se Ali Ahmeti çliroi Kosovën dhe sot Kosova feston 8 vjetorin e Pavarësisë, ne ju themi se Ali Ahmeti ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ua solli krenarinë shqiptarëve në Maqedoni.

“Ne ju themi se nga viti 2001 Ali Ahmeti është lider i gjithë shqiptarëve dhe vazhdimisht ka fitore dhe mbështetjen e gjithë shqiptarëve. Ju themi se Ali Ahmeti zyrtarizioi flamurin kombëtar, zyrtarizoi gjuhën Shqipe, zyrtarizoi Universitetin e Tetovës, miratoi ligjin për themelimin e Universitetit të dytë publik në zemrën e shqiptarisë, në Shkup.  Je themi se Ali Ahmeti ka punësuar me mijëra të rinj shqiptarë, ju themi se gjatë qeverisjes së Ali Ahmetit u ndryshuan tokat shqiptare dhe u realizuan me mijëra projekte. E bëmë sheshin më të bukur në Maqedoni dhe gjitha trojet shqiptare, sheshin Skënderbeu në Shkup dhe që kushton me miliona euro. U ngrit përmendorja e heroit tonë kombëtar në Shkup, Skënderbeu, përmendorja e Hasan Prishtinës, Isë Boletinit. Ne u themi se Ali Ahmeti i nderon dhe respekton gjithë patriotët e kombit që kanë luftuar dhe sakrifikuar veten për një ardhmëri të kombit shqiptar. Ato çunakat mundohen ti përçajnë shqiptarët. Ato duan ti përçajnë shqiptarët dhe ti kënaqin të gjitha ato që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Por shqiptarët një gjë të tillë e kanë kuptuar, dhe janë radhitur njëri pas tjetrit rreth Bashkimit Demokratik për Integrim. Shqiptarët me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetin janë më krenarë, janë më të fortë dhe më të sigurt. Shqiptarët nuk mashtrohen lehtë se shqiptarët e dinë se kur Bashkimi Demokratik për Integrim është në Pushtet, shqiptarët kanë siguri për vetveten, familjen dhe pronën e tyre”, shtoi Bejta në tubimin e mbajtur në Gostivar ku BDI prezantoi 1000 projektet e realizuara brenda 2 viteve të qeverisjes qendrore.   

 867 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: