Pajisje e re, më bashkëkohore për Kirurgjinë Torakale

Shkup, 20 shkurt 2016 – Aparat të ri, më bashkëkohor, në vlerë prej 110.000 eurove, i cili do t’i minimizojë intervenimet invazive të mushkrëive, fitoi Klinika për kirurgji torakale.

Siç tha sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov pas vizitës në Klinikë, aparati do ta zëvendësojë aparatin ekzistues i cili është i vjetër mbi 20-vjeç dhe do të mundësojë bërjen e prerjeve të vogla dhe rikuperimin e shpejtë të pacientëve.

Për fillim, theksoi Todorov, me aparatin do të punojnë dy kirurgë, ndërsa janë paraparë nga tri intervenime në javë. Por, ky numër gradualisht do të rritet.

“Me furnizimin e disa aparateve në avzhdimësi. Klinika torakale arrriti nivel më të lartë të cilësisë. Kemi kuadër të shkëlqyer, të arsimuar mirë dhe të motivuar ndërsa buxheti është në rritje dhe mundëson funksionim normal të këtij institucioni shëndetësor”, deklaroi Todorov.

Sipas drejtorit të Klinikës, dr. Zoran Spirovski, aparati i ri do të trajtojë kryesisht tumorë benjinë në mushkëritë e bardha, cista ehinokoke, pneumotoraks i shkaktuar nga spërkatja e mushkërive, inflamacione qelbëzuese,…, ndërsa do të shfrytëzohet për sëmundje malinje të zbuluara në fazë më të hershme.

“Bëhet fjalë për fjalën e fundit të teknikës mjekësore, për kirurgji invazive minimum në gjoks. Aparati është me optikë të shkëlqyer, ndërsa beneficioni është që me intervenime sa më të vogla do të bëhen të gjitha procedurat të cilat deri më tani janë bërë me hapjen e gjoksit. Kjo do ta zvogëlojë numrin e ditëve të qëndrimit në spital, konsumin e antibiotikëve dhe materialeve të tjera”, theksoi Spirovski.

Drejtori pret, për një kohë të shkurtër, që e gjithë ajo që është investuar në aparat, të kompensohet. Siç theksoi, të gjithë mjekët e Kirurgjisë Torakale, do të kenë mundësi të punojnë me aparatin e ri, pasi të trajnohen paraprakisht./Radio Vala

 894 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: