Ansambli “Shota”, mirëpritet në Gostivar, kremte e madhe për Pavarësinë e Republikës së Kosovës

Ambienti i Qendrës për Kulturë në Gostivar ishte i vogël për të mbledhur gjithë dashamirët e këngës së bukur shqipe që kishin ardhur për të dëgjuar programin artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, nga Republika e Kosovës.

Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ftesë dhe nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ky ansambël iu bashkua agjendës së Komunës së Gostivarit për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej.

Ishin këngëtarët, valltarët dhe orkestra e Ansamblit “Shota”, që mbanë të ndezur entuziazmin dhe atmosferën festive për mbi një orë e gjysmë. Spikati kolazh i përzgjedhur i valleve por edhe këngëve burimore shqipe, që u shoqëruan me duartrokite frenetike nga ana e publikut.

Me këtë rast, fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili mes tjerash theksoi që është kënaqësi e madhe prezenca në qytetin e Gostivarit të Ansamblit Kombëtar “Shota”, nga Republika e Kosovës.

“Ishte momenti që së bashku të festojmë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sot është 20 Shkurt, kurse pavarësia ishte më 17 Shkurt por unë them që muaj shkurt mbetet muaj festiv për pavarësinë e Kosovës. Merita për pavarësinë e Kosovës kanë gjithë shqiptarët kudo që janë, por merita të veçanta kanë edhe shqiptarët e Gostivarit dhe shqiptarët në përgjithësi në Maqedoni që dhanë kontribut të madh që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe ne sot të festojmë 8 vjetorin e pavarësisë”, tha kryetari Bejta i cili duke folur për Ansamblin “Shota”, tha se ne jemi rritur me “Shotën” dhe se “Shota”, ka qenë shpirti i Kombit Shqiptar që ruajti dhe kultivoi zakonet, doket, këngën burimore, traditën dhe në përgjithësi vlerat shpirtërore dhe kombëtare shqiptare.

Kryetari Nevzat Bejta, me këtë rast drejtorit të Ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj në shenjë respekti dhe kujtimi i ndau simbolin e qytetit të Gostivarit, ndërsa drejtori Gjocaj kryetarit Bejta i dhuroi monografinë e Ansamblit të përgatitur për 50 vjetorin e themelimit.

Drejtori Gjocaj u shpreh i lumtur që ndodhet në qytetin e Gostivarit, ku siç tha ai, mikpritja e përzemërt dhe prania e madhe e publikut në sallë.

“Është privilegj dhe nder që ndodhemi në mesin tuaj, jemi të lumtur dhe të përmbushur nga shkaku se po shohim sallën përplot me publik. Publiku shqiptar në Maqedoni është i mrekullueshëm dhe gjithandej nga kemi shkuar na kanë mirëpritur shumë mirë”, tha Gjocaj i cili me këtë rast në emër të popullit të Kosovës shprehu falënderim publik për shqiptarët e Maqedonisë për mbështetjen e madhe gjatë konfliktit të vitit 1998, ku siç tha ai, tek ju gjetëm derën e dytë të shtëpisë.

Nikoqir i koncertit festiv ishte Grupi i këngëve qytetare nga Gostivari, i cili bëri edhe hapjen e koncertit. 

Me prezencën e tyre, Ansamblin “Shota”, e nderuar përfaqësuesit e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, deputetët e zonës Talat Xhaferi, Mirsada Emini – Asani, Jamin Sinani dhe Selvije Saliu.

 849 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: