Blerja e duhanit do të përfundojë deri në fund të shkurtit

Prilep, 20 shkurt 2016 – Deri në fund të shkurtit do të përfundojë blerja e duhanit. Mbetet të merren edhe dy deri në dy mijë tonë e gjysmë. Deri më tani janë blerë rreth 18.000 ton duhan nga rekolta e vitit të kaluar, me çmim mesatar momental prej 186 denarë.

Sipas kryetarit të Lidhjes së shoqatave të duhanit të Maqedonisë Danço Mileski, u realizuan parashikimet se rekolta është e rëndë prej 20.000 deri në 21.000 tonë.

Në pjesën lindore dhe rreth Vardarit, peshoret nga pikat tashmë janë tërhequr. Mbetet blerja të përfundojë në rajonin e Pellagonisë, në Dollnen, Krivogashtan, Prilep dhe Krushevë.

“Kushtet e motit ndihmuan për manipulimin vendor dhe presim deri në fund të shkurtit blerja të përfundojë. Kompanitë blerëse do të vendosin nga një peshore, pasi që, megjithatë, afati ligjor për blerjen e duhanit është deri më 15 mars”, deklaroi Mileski.

Janë të kënaqur edhe prodhuesit e duhanit edhe blerësit.

“Me çmimin mesatar prej 186 denarë dhe subvencione prej një euro, duhani arriti katër euro për një kilogram. Në krahasim me rekoltën paraprake, prodhuesit e duhanit kaluan mirë, janë të kënaqur edhe ata, por edhe blerësit pasi që rekolta edhe pse më e vogël është me cilësi të lartë”, theksoi Mileski.

Në vijim janë përgatitjet për rekoltën e re. Jepen edhe kartonë të bardhë në njësitet rajonale të Minitrisë së Bujqësisë, ndërsa Aleanca i pret marrëveshjet e reja me çmime të reja blerëse, diçka më të larta se vitin e kaluar.

“Me ndryshimet në Ligjin për duhan, deri në fund të shkurtit, të gjitha kompanitë për blerje duhet ta dërgojnë tekstin e marrëveshjes së re të cilin do ta dakordojnë me prodhuesit e duhanit. Duhet t’i ofrojnë çmimet të cilat Lidhja e shoqatave të prodhuesve të duhanit duhet t’i shqyrtojë dhe të japë mendim. Deri më sot, vetëm “Sokotab” nga Manastiri ofroi propozim marrëveshje me çmime të reja, por tani për tani nuk mund të zbulojmë detaje, edhe se janë më të larta se vitin e kaluar. Duhet t’i shohim edhe marrëveshjet e tjera të blerësve”, tha Mileski.

Për rekoltën e re ka 10 kompani blerëse. Kompania e re “Seke” është greke – Pritet, sivjet të stabilizohet prodhimi i duhanit dhe prodhuesit ekzistues të duhanit, të cilët jetojnë prej kësaj veprimtarie, t’i rrisin sipërfaqet. Duhani mbetet çështje ekzistenciale për 150.000 deri në 200.000 banorë në Maqedoni, thotë kryetari i lidhjes së shoqatave të duhanit të Maqedonisë, Danço Mileski. /Radio Vala

 714 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: