Fiç e konfirmoi rejtingun e Maqedonisë në BB+

Shkup, 20 shkurt 2016 – Agjencia kreditore Fiç e konfirmoi BB+ rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë. Ky është viti i njëmbëdhjetë me radhë si agjencia kreditore e konfirmon vlerësimin BB+ për Maqedoninë.

Si bazë për vlerësimin e saj, Fiç e merr rritjen ekonomike dhe klimën e shkëlqyeshme të biznesit. Agjencia kreditore vlerëson se politikat qeveritare afatmesme të cilat përfshijnë programe aktive për punësim, investime kapitale në infrastrukturë dhe rritje të kompensimeve sociale do të kontribuojnë për rritjen e konsumit të amvisërisë, por edhe për rritjen e investimeve publike dhe private. Fiç konsideron se rritja e ekonomisë së Maqedonisë për vitin 2015 do të arrijë 3,2 për qind nga BPV-ja, përderisa për vitin 2016 dhe 2017 projekton 3,6%.

Klima e biznesit në Maqedoni është veçanërisht e volitshme, thuhet në raportin e agjencisë dhe theksohet se vendi gjendet në vendin e lartë të 12-të në botë sipas kushteve për të zhvilluar biznes, në pajtim me raportin e Bankës botërore Duing biznis 2016.

Sektori bankar është vlerësuar si stabil dhe mirë i kapitalizuar.

Në raportin e Fiç thuhet se ekonomia e Maqedonisë sipas shumë indikatorëve ka performancë më të mirë nga rejtingu kreditor në nivel “BB”, si zhvillimi i resurseve njerëzore, niveli i debisë shtetërore dhe deficiti të cilët janë vlerësuar si mesatare.

Si rreziqe në raport theksohen situata aktuale politike dhe prolongimi i jostabilitetit politik-gjegjësisht nëse dhe si do të realizohen zgjedhjet e parapara në muajin prill.

Fiç ka perspektiva pozitive për ekonominë e BE-së, për të cilën theksohet se do të vazhdojë të ripërtërihet që i shkon në shtesë të ekonomisë së Maqedonisë, partneri më i madh tregtar i të cilës janë vendet e BE-së./Radio Vala

 773 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: