Në Klinikën e syve metodë e re për trajtimin e problemeve me kornenë

Shkup, 19 shkurt 2016 – Metodë e re mjekësore e trajtimit të pacientëve me probleme me kornenë me të ashtuquajturën metodën kroslinking (crosslinking), e cila paraqet trajtim për përforcimin e saj, është vendosur në Klinikën Universitare për sëmundje të syve.

Në këtë institucion publik shëndetësor është rikonstruar një hapësirë me çka është fituar edhe një sallë operacioni shtesë, e pajisur me aparaturë të re, ndërsa tërë investimi është në vlerë prej 10 milionë denarë.

Me këtë metodë mund të trajtohen: keratokonusi (sëmundja e kornesë së syrit te e cila forma normale e kubes të kornesë gradualisht errësohet duke shkaktuar ndryshim, në formën e konusit e cila rezulton me ule të konsiderueshme të pamjes), keratoglobus, keratoektazija dhe distrofi të tjera dhe sëmundje të kornesë.

Me rastin e vendosjes së metodës të re, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot e vizitoi Klinikën për sëmundje të syve, ku u takua me drejtorët dhe me ekipin mjekësor nga ky institucion publik shëndetësor. Theksoi se krosling metoda shfrytëzohet para keratoplastikës, që është operacion serioz dhe i rëndë, dhe posaçërisht është i rëndësishëm te njerëzit e rinj.

“Kjo është bërë së bashku me mjekë të huaj. Kolegu i tyre, mjeku nga Sofja është këtu me mjekët tonë dhe së bashku e vendosin këtë metodë. Mjekët tonë paraprakisht ishin për këto dhe për metoda tjera të trajnimit jashtë vendit. Trajnimet ishin në Sofje, Stamboll dhe në Lubjanë. Pres që pas vendosjes së kësaj metode të mund të kryhen rreth 30 intervenime të tilla gjatë vitit dhe në këtë mënyrë të parandalohet apo të pengohen operacionet më serioze”, tha Todorov.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të syve, Iljaz Ismaili tha se metoda zbatohet që të mos zhvillohet sëmundja e cila çon drejt keratoplastikës. 

“Ky shërbim deri tani bëhej vetëm në institucionet private publike shëndetësore. Për herë të parë në shtetet në rajon, me ndihmën dhe mbështetjen e Ministrisë dhe drejtorët e FSSHM, ky shërbim vendoset në barë të FSSHM”, shtoi Ismaili. /Radio Vala

 741 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: