Fisher: Zgjedhjet më 24 prill janë pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes politike

Berlin, 19 shkurt 2016 – Kryetari Grupit të partive popullore evropiane dhe të demokristianëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aksel Fisher sot përmes një deklarata me shkrim e mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni më 24 prill, konform marrëveshjes së Përzhinës.

“Zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni janë pjesa më e rëndësishme e demokracisë. Në atë ditë qytetarët kanë mundësi t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe asnjë parti, organizatë apo institucion nuk mund ta pengojë këtë të drejtë. I mbështes zgjedhjet parlamentare në Maqedoni që duhet të mbahen më 24 prill si mundësia më e lartë demokratike që qytetarët t’i zgjehdin përfaqësuesit e tyre në Parlament, të zgjedhin se kush do ta udhëheq vendin në katër vitet e ardhshme”, qëndron në deklaratën e Fisherit.

Sipas tij, është evidente se marrëveshja politike nga qershori/korriku me të cilin u tejkaluar kriza politike në Maqedoni vitin e kaluar është implementuar në besim të mirë dhe se zgjedhjet janë pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e tyre. VMRO-DPMNE, shton i ka implenentuar të gjitha pikat e marrëveshjes qershor/korrik.

“Apeloj deri te të gjitha partitë në Maqedoni që mos t’i bojkotojnë zgjedhjet për shkaqe të ngushta partiake. Kërkoj nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila kryesohet nga opozita konform marrëveshjes së qershorit/korrikut që t’i bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhje kredibile. Askush nuk guxon ta pengojë këtë proces të rëndësishëm. Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës do të sistemojë mision të sajin për vëzhgim të zgjedhjeve më 24 prill. Shpreosj se të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në këto zgjedhje, me çka do të përshpejtohen procesi eurointegrues i Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e Fisherit. /Radio Vala

 720 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: