Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u takua sot me ambasadorin amerikan Bjeli

Shkup, 18 shkurt 2016   – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin amerikan, Bejli, ku një nga temat e takimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme.  

“Me rëndësi është që marrëveshja e arritur nuk mund të cenohet pa pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe duhet konsensus, siç është arritur me konsensus, dhe nëse dikush mendon që duhet të ndryshohet, po ashtu me konsensus mund të ndryshohet”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se institucionet e vendit gjatë kësaj kohe duhet me përkushtim, përgjegjësi dhe seriozitet më të madh të kryejnë detyrimet që kanë dalë  nga Marrëveshja e Përzhinës.  

“Mbetet detyrë dhe përgjegjësi e KSHZ-së që me përkushtim të punojë për të krijuar një proces të besueshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe të gjithë partitë politike të kryejnë detyrat e veta. Gjithashtu me rëndësi është ky proces të jetë i pranueshëm për të gjitha palët” , tha Ahmeti.

Ai tha se BDI mbetet e përkushtuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të organizohen të jenë të besueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët./Radio Vala

 779 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: