Pesë rrugica në Lagjen Mllaki shtrohen me pllaka bekatoni

Gostivar, 22 mars – Pesë rrugica në Lagjen “Mllaki”, të Gostivarit janë shtruar me pllaka bekatoni. Kryetari z.Nevzat Bejta bashkë me banorët lokal inauguruan rrugicat e rregulluara tani pas 40 vitesh nga popullimi i këtij lokaliteti. 

“Jemi në lagjen Mllaki ku po promovojmë shtrimin me pllaka bekatoni të pesë rrugicave të lagjes. Ishte një kërkesë e banorëve të lagjes, dhe pasi lagja Mllaki është pjesë e rëndësishme e qytetit,  siguruam mjetet e nevojshme financiare për rregullimin e këtyre rrugicave. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të përgjithshme prej 1500 metra katrorë, kurse vlera e investimit është mbi 22 mijë euro”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta. 

Kryetari Nevzat Bejta tha se tashmë janë krijuar kushte të mira për banorët e lagjes dhe sidomos për fëmijët që frekuentojnë shkollat.

Banorët e lagjes u shprehen falënderues për punën e kryetarit Nevzat Bejta duke theksuar se ky nuk është investimi i vetëm i realizuar brena kësaj lagje të qytetit. Banorët kujtuan që vitin e kaluar në këtë lagje është bërë edhe ndriçimin publik, si dhe trotuaret dhe ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në rrugën kryesore. 

 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: