U mbajt manifestimi tradicional ‘’Dita e Poezisë Shqipe’’ në nder të Pavarësisë së Kosovë dhe përkujtim të dëshmorit Sefer Selimi

Me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 Shkurt 2008)  dhe në përkujtim të 48 vjetorit të ndarjes nga jeta e poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi (16 Shkurt 1968), Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizoi edicionin e tretë të manifestimit kulturor ‘’Dita e Poezisë Shqipe’’.

Në emër të Komunës së Gostivarit dhe kryetarin Nevzat Bejta fjalë përshëndetëse mori Nafije Zendeli – Ziberi, e cila mes tjerash vuri në dukje që ky manifestim fiton në peshë për faktin që po përkujtohet 8 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një arritje e madhe e popullit shqiptar për Liri dhe pavarësi. Ajo uroi talentet e rinj të fjalës së shkruar për suksese në të ardhmen e tyre.

Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i Këshillit Rinor, Artan Fejzuli i cili mes tjerash tha që sonte shënojmë me dinjitet kurorëzimin e përpjekjeve përpëlitëse për pavarësinë e një shtetit, popullit të së cilit Ju mohua e drejte e tyre legjitime për vetëvendosje dhe liri.

Me këtë rast, u shpallën fituesit e konkursit letrat në poezi në të cilën konkurruan 56 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia, por juria profesionale përzgjodhi vetëm 11 poezi për natën finale.

Pas prezantimit të poezive nga krijuesit e rinj, juria në përbërje të poetëve Lulzim Haziri, Lindita Ahmeti dhe Selim Çerkezi unanimisht vendosi që vendi i parë dhe çmimi “Sefer Selimi”, t’i takoi poeteshë së re nga Tetova, Kaltrina Sadiki e cili u paraqit me poezinë që titullohej “Pasyrat e kohës sime”.

Vendi i dytë i takoi krijuesit të ri nga Gostivari Qamil Useini me poezinë “Perëndeshë e Dashurisë”, ndërsa çmimi i tretë poetit të ri nga Shkupi, Fatos Grubi me poezinë “Këngë nga Humnera”.

Me këtë rast, para të pranishmëve në sallë u shfaq dokumentari televiziv dedikuar jetës dhe veprës së dëshmorit Sefer Selimi.

Në nderë të 80 vjetorit të lindjes së mbretit të letërsisë Shqipe, Ismail Kadare para të pranishmëve me pesë poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e tij, u prezantuan nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit. 

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa të pranishëm ishin një numër i madh personalitetet nga jeta Akademike dhe Politike, si dhe dashamirë të shumtë të fjalës së shkruar Shqipe.  

Për pjesën artistike të manifestimit, u kujdesën pianisti i mirënjohur gostivaras, Leutrim Aliji si dhe kitaristi Faton Stafaj.

Organizimi financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit.

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: