Kryetari Nevzat Bejta takoi raportuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës

Në suaza të vizitës në Republikën e Maqedonisë,  raportuesit e rinj të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës (Komisioni i monitorimit), sot realizuan takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Gjatë takimit, kryetari Nevzat Bejta dhe raportuesit e Komisionit monitorues në përbërje Lise Christoferssen, Valeriu Ghiletchi dhe  Sylvie Affholder, diskutuan për procesin e decentralizmit.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta njoftoi mysafirët që nga fillimi i procesit në vitin 2005 dhe deri më tani. Në këtë drejtim, Bejta si vërejtje përmendi mjetet e pamjaftueshme që po u ndahen komunave përmes bllok dotacioneve në sferën e Arsimit. 

Sa i përket zhvillimit të Komunave, kryetari Nevzat Bejta vërejti ngecje në zbatimin e Ligjit për zhvillim të barabartë të regjioneve të miratuar në vitin 2007.

Në takim u diskutua edhe realizimi i marrëveshjes së Qershorit të vitit 2015, me theks të veçantë reformat zgjedhore dhe ligji i mediave.

Kryetari Nevzat Bejta deklaroi që Marrëveshja e Përzhinos është realizuar në masë të madhe, duke shprehur bindjen që liderët e partive nënshkruese të marrëveshjes do të gjejnë pajtueshmëri sa i përket reformës zgjedhore dhe ligjit për mediat.

Marrëveshja, tha kryetari Bejta, nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës së individëve, prandaj marrëveshja duhet të realizohet plotësisht si e vetmja mënyrë për dalje nga kriza politike.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në aspektin e të drejtave të njeriut, sundimit të drejtësisë dhe demokracisë, si dhe vazhdimi i realizimit të rezolutës 1749 për  monitorim pasues të dialogut me Maqedoninë, si dhe procesin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës për rekomandimin 2022 të vitit 2013. 

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, nga ana e kryetarit Nevzat Bejta janë informuar edhe për zhvillimet në qytetin e Gostivarit, me theks të veçantë harmoninë ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore. 

 

 710 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: