Presidenti Nishani priti Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi

Tiranë, me 16 shkurt 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim z. Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) me seli në Tetovë.

Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e zoti Thaçi në konsolidimin e faktorit shqiptar në Maqedoni si dhe në zhvillimin e raporteve sa më të mira mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni.

Presidenti shprehu qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit, si një fondament i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, në të mirë të prosperitetit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve sa më të mira të këtyre dy popujve shtet-formues në Maqedoni.

Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij për një frymë sa më të mirë bashkëpunimi jo vetëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe me të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Zoti Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe përkrahjen e dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke treguar lidership dhe përkrahje për të gjithë pa asnjë dallim. /Radio Vala

 751 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: