Një Delegacion i lartë i BDI-së i kanë vizituar shtabin komunal në Bogovinë

Bogovinë, me 16 shkurt 2016

Një Delegacion i lartë i BDI-së i kryesuar nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë  Bekim Neziri, Ministri i Ambientit jetesor Nurhan Izairi, i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Pushtetit Lokal Lirim Shabani sonte kanë vizituar shtabin komunal në Bogovinë ku kanë realizuar takim me anëtarët e Shtabit dhe më aktivistë të BDI-së në këtë komunë.

Para një numri të madh të pranishmish takimin e hapi kryetari i Degës së Bogovinës, Berzah Bejtullahu i cili tha se të gjitha se janë formuar të gjitha shtabet vendore në kuadër të shtabit komunal.

Ndërsa kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idirizi informoi anatrët e BDI-së për punët e realizuara nga Komuna e Bogovinës, projektet që janë realizuar dhe realizohen nga komuna dhe në bashkëpunim me pushtetit ekzekutivë

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili tha se BDI është konsoliduar dhe me 24 prill do shënoj edhe një fitore të madhe. “Nuk ka asnjë dilemë për datën e zgjedhjeve, më 24 prill dalim në shesh të burrave.Radhët e BDI-së janë konsoliduar ekziston një disipline në radhët tona”, tha Ademi i cili shtoi se BDI është kundër përçarjes së votës shqiptare andaj kësaj radhe duhet koncentrim të votës shqiptare.

Nënkryetari I BDI-së dhe njëherë koordinator I zonës së gjashtë zgjedhore Nevzat Bejta tha se strukturat e BDI-së në të gjitha degët janë gati për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në muajin prill.

“Mos keni asnjë dyshim tek BDI-ja dhe tek kryetari jonë Ali Ahmeti. Ne do të shkojmë në çdo shtëpi si shërbëtor të këtij populli për ti treguar për punët tona, projektet që I kemi realizuar sepse BDI realizon projekte kombëtare”, tha Bejta.

Shefi shtabit qendror, Bekim Neziri, tha se BDI ka mbështetje të madhe duke shtuar se të gjitha degët që i vizitojmë hasim në përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve. Neziri tha se qëllimi i disa qarqeve është përçarja e votës shqiptare, por një gjë të tillë nuk duhet ta lejojmë. 

Bllokut politik maqedonas nuk i shkon për llogari të ketë një parti politike të fuqishme shqiptare siç është BDI dhe për këtë arsye dëshirojnë përçarjen e votës shqiptare dhe formojnë parti të reja dhe njëkohësisht aktivizojnë partitë që ekzistojnë. Por, këtu para jush theksoi se nuk do të arrijnë që ta shkatërrojnë BDI-në edhe pse qëllimi i tyre është të merren me ofendimet dhe fyerje”, tha Neziri. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: