15 vjet nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Shkup, 16 shkurt – Sot bëhen 15 vjet nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Maqedoni. 

Ndonëse luftimet ndërmjet ushtrisë Maqedonase dhe UÇK-së kishin nisur me 3 mars, 16 marsi tregoi edhe fundin e durimit të shqiptarëve të cilët vazhdonin të shtypeshin dhe të mos kishin të drejta.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.

Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu: papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.

Lufta në Maqedoni filloi me datën 3 mars të vitit 2001, ku kryengritësit shqiptar vranë 3 policë maqedonas.

Lufta e armatosur ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe forcave të sigurisë maqedonase zgjati rreth shtatë muaj.

Përmes zhurmës së kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Kjo luftë mbolli një marrëveshje ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit. /Radio Vala

Burimi: zhurnal.mk

 820 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: