Hapet konkursi për sipërmarrësi sociale te të rinjtë

Shkup, 16 shkurt 2016 – Te të rinjtë në Maqedoni ekziston fryma sipërmarrëse, por u nevojitet mbështetje që të mund ta zhvillojnë idenë, vlerësojnë organizatorët e konkursit për sipërmarrësi sociale në Maqedoni “Të rinj info internacional”.

“Programet e këtilla e ofrojnë mbështetjen e nevojshme e cila u nevojitet të rinjve kreativë të cilët janë shumë, veçanërisht në domenin e sipërmarrësisë sociale e cila tek ne është në krijim e sipër”, theksoi Maria Matovska, koordinatore e çmimit për sipërmarrësi sociale në Maqedoni.

“Konkursi organizohet për të dytin vit me radhë dhe është i hapur prej sot deri më 27 prill, ndërsa në të do të mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë të cilët kanë ndonjë ide kreative me të cilën zgjidhet ndonjë çështje e caktuar sociale.

“Çmimi është ideuar për të qenë nxitje për të rinjtë para së gjithash studentët të aplikojnë me biznes ide të tyre inovative të cilat kanë ndikim shoqëror”, tha Matovska. 

Pas mbylljes së konkursit do të zgjidhen 10 finalistë, ndërsa në shtator pritet të shpallen tre projektet e biznesit të cilat do të shpërblehen me shpërblime në të holla prej 3.000, 2.000 dhe 1.000 euro të sigurara nga Banka Shparkase. Krahas shpërblimeve në të holla, do të ndahet edhe një çmim shtesë nga komuniteti, që do të marrë mbështetje shtesë në zhvillimin e idesë.

Fituesit do të i ftojnë edhe udhëtim falas në Vjenë ku do të takohen me sipërmarrësit e rinj nga i tërë rajoni.

Çmimi është nxitur nga Fondacioni ERSTE dhe Impact Hub Vienna. Është i pranishëm në 12 vende në Evropë./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: