Rritet blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Shkup, 16 shkurt 2016 – Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e katërt të vitit 2015 janë rritur për 7,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Te blerja e produkteve bujqësore të prodhuesve individualë është shënuar rritje prej 14,4 për qind, ndërsa te shitja e produkteve bujqësore me prodhim personal është vërejtur zvogëlim për 1,2 për qind.

Rritja e blerjes dhe shitja e produkteve bujqësore është vërejtur te: bimët industriale dhe kopshtare, gjedhet, shpendët dhe vezët, produktet e qumështit dhe peshqit, ndërsa zvogëlim është shënuar te: drithërat, bimët foragjere, pemët dhe rrushi, pijet alkoolike dhe qumështi.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së produkteve bujqësore tregon rritje në tetor dhe dhjetor, ndërsa në nëntor është shënuar ulje./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: