Shkolla Ekonomike në Gostivar pajiset me tabelë “Smart”

Në suaza të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të Gostivarit dhe Korçës”, projekt ky për bashkëpunim ndërkufitar i financuar nga Unioni Evropian (UE), në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale (SH.M.E.K), në Gostivar, respektivisht në Kabinetin e Informatikës të kësaj shkolle është siguruar dhe instaluar tabelë “Smart”, e ashtuquajtur “tabelë e zgjuar”.

Punimet për instalimin e tabelës në kabinetin e informatikës u ndoq nga koordinatori i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi dhe drejtoresha e në Shkollës  së Mesme Ekonomike Komunale, Jovanka Ognjanovska.

Koordinatori Azizi u shpreh se vënia në përdorim e kësaj tabele avancon dhe modernizon procesit edukativo – arsimor, duke falënderuar me këtë rast drejtuesit e delegacionit të Unionit Evropian në Shkup për donacionin e realizuar. Azizi tha se edhe në të ardhmen prioritet për Komunën e Gostivarit mbetet avancimi dhe përmirësimi i kushteve në shkollat publike.

Edhe drejtoresha Ognjanovska deklaroi që investimet e tilla ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e procesit edukativo – arsimor. Ajo falënderoi drejtuesit e Komunës së Gostivarit që zgjodhën Shkollën e  Mesme Ekonomike Komunale për përfshirje në këtë projekt.

Kjo tabelë digjitale e siguruar nga mjetet financiare të siguruara nga projekti për bashkëpunim ndërkufitar me Bashkinë e Korçës, kushton 2500 euro, pa llogaritur projektorin e posaçëm me vlerë prej 500 euro.

Vënia në përdorim e tabelave të tilla digjitale dhe bashkëkohore me mundësi të shumta multidimensionale nga fusha e teknologjisë, tashmë është bërë praktikë në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit. Me një tabelë të tillë paraprakisht u furnizua edhe Shkolla Fillore “Bashkimi”.

 953 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: