Kryetari i Çairit Izet Mexhiti takoi Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Kosova

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti në një takim miqësor takoi Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Kosova, Rufki Suma. Mysafiri në fjalë ishte i pranishëm në homazhet që u bënë te varrezat e dëshmorëve në Tanushë, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 dhe rënies së dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kryetari Suma do na nderojë me prezencën e tij në inaugurimin e monumentit “Shqiponja” dhe Akademinë Përkujtimore që do mbahet sot, në hotelin Aleksandar Palace. Në takimin në fjalë, Kryetari i Çairit e informoi mysafirin e respektuar me zhvillimet e fundit në vend si dhe i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër. Në fund të takimit u ra dakord që takime të këtilla të jenë sa më të shpeshta me qëllim të krijimit të mundësive për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për realizimin e projekteve të ndryshme me interes për të dyja palët./Radio Vala

 724 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: