Sonte edicioni i tretë i manifestimit kulturor "Dita e Poezisë Shqipe" në Gostivar

Gostvar, 16 shkurt 2016 – Me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 48-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi (16 shkurt 1968), Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e tretë të manifestimit kulturor “Dita e Poezisë Shqipe”. 

“Dita e Poezisë Shqipe” është edhe nata finale në të cilën do të shpallen fituesit e konkursit letrar në poezi që ishte i hapur nga data 15 janar deri më 7 shkurt 2016 dhe në të cilin konkurruan mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia.

Manifestimi do të mbahet në kinemanë e Qendrës tregtare “City Center”  (kati i III)  në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: