Refuzohet propozimi i PSP-së për masën e paraburgimit për edhe katër persona

Shkup, 16 shkurt 2016 – Gjykatësi i procedurës paraprake nga sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Тhemelore Shkupi 1-Shkup mbrëmë pas disa orëve marrje në pyetje, e refuzoi propozimin e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për personat G.J., K.B. K.T. dhe N.V. të dyshuar për manipulime të kryera zgjedhore në lëndën “Titanik”.

Siç kumtoi Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup, në dëgjim dje janë paraqitur personat G.J., K.T. dhe N.V. për të cilët Prokuroria për ndjekje të veprave penale të përfshira dhe të cilët vijojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për sigurim të pranisë për shkak të zhvillimit të papenguar të procedurës penale.

“Pas marrjes në pyetje të personave në praninë e ndihmësve të tyre, gjykatësi i procedurës paraprake, në afat të paraparë ligjor prej 6 orësh pas përfundimit të dëgjimit, solli vendim me të cilin e refuzoi propozimin e prokurorisë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1-Shkup.

Sqarimi i gjykatësit të procedurës paraprake, theksohet, është përfshirë në vendimin i cili është dorëzuar deri te palët të cilat kanë të drejtë të ankesës deri te kjo gjykatë në afat prej 24 orësh./Radio Vala 

 795 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: