Buteli dhe Shuto Orizarja rreshtohen me BDI-në

Shkup, 15.02.2016 

Një Delegacion i lartë i BDI-së i kryesuar nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë  Bekim Neziri, Ministri i Ambientit jetesor Nurhan Izairi, Ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, Ministri i Drejtësië Adna Jashari,  nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, Sekretari shtetëror për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Ejup Halimi gjatë ditës së sotme morën pjesë në hapjen e shtabeve komunale zgjedhore në komunat Butel dhe Shuto Orizarë.

Në emër të shtabit të Butelit, Halide Palloshi tha se shtabi është gati për zgjedhjet e radhës duke shtuar se është krenare të anëtarët e BDI-së në Butel janë njerëz që janë lojal prej vitit 2002 e deri më sot. Rezultatet asnjëhere nuk na kanë munguar, tha Palloshi,duke shtuar se kur ka pasur zgjedhje locale apo parlamentare, BDI gjithmonë ka fituar në Butel,dhe ashtu do të jetë edhe kësaj radhe.

Nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Cairit Izet Mexhiti, duke vlerësuar lartë rolin aktiv  të degës së Butelitduke shtuar se Buteli është projekti kombëtar i radhës. Mexhiti tha se asnjëherë nuk ka bërë dallim dhe as që ka ndarë Cairin nga Buteli, por i sheh ato si një tërësi kur bëhet fjalë për investime kapitale, jo rastësisht përmendorja e shqipojës është ndërtuar në kufijtë e Butelit.

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë Bekim Neziri tha se llogaridhënia ështe parim i BDI-së dhe cdoherë BDI jep llogari para qytetarëve.

‘Është evidente që edhe kësaj here do të fitojmë Butelin, por fitoren e vërtetë do ta festojmë gjatë zgjedhjeve lokale në Butel. Strategjinë për Butelin e kemi gati, dhe me në krye Ali Ahmetin, ashtu sic kemi legalizuar USHT-në, ashtu sic themeluam universitetin e dytë shqiptar në Maqedoni, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, dhe shumë të mira të përgjithshme për shqiptarët do ta realizojmë edhe projektin kombëtar për Butelin”, tha Neziri në Butel.

Në hapjen e shtabit komunal në Shuto Orizarë, Ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani  tha se gjith ëandej na presin salla plot me simpatizantë të BDI-së. Nesë kërkojmë arsye për këtë pjesëmarrje aq të madhe përgjigjja është se këta njerëz rreshtohen pas Ali Ahmetit, sepse e dinë se ai nuk i tradhëton kurrë interesat e tyre, tha Shabani.

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tha se fuqia e BDI-së është evidente dhe se BDI është thjeshtë e pamposhtur, duke shtuar se në veçanti elektorati shqiptar dinë më së shumti të vlerësojnë.

Takimin në Shuto Orizarë e përmbylli Shefi i Shtabit Qendror zgjedhor Bekim Neziri i cili e arritur e madhe në Shkup është hapja e universitetit të Shkupi dhe së bashku me universitetin e Tetovës paraqesin dy projekte të mëdha kombëtare. /Radio Vala

 783 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: