Komuna e Çairit: Vendosja e shqiponjës në mënyrë të rregullt dhe institucionale

Shkup, 15 shkurt 2016 – Komuna e Çairit përmes një njoftimi për media njofton opinionin e gjerë se vendosja e shqiponjës në lagjen e Fushë Tophanës në Komunën e Çairit është bërë në mënyrë të rregullt dhe institucionale. 

Ky objekt, siç thuhet më tej në kumtesë, është vendosur me vendimin e Këshillit të Komunës së Çairit, me numër 07-2531/7 nga data 15.10.2012 dhe në bashkëpunim edhe me Shoqatën e veteranëve të luftës së UÇK ndërsa është financuar nga buxheti i Komunës së Çairit.

“Ne edhe një herë e theksojmë vullnetin tonë që projekte të këtilla me karakter edhe kombëtar por edhe kulturor, të mbështetura në mënyrë institucionale, mos të devalvohen dhe mos të degradohen deri në nivelin e spekulimeve keqdashëse nëpër mjetet e informimit publik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit./Radio Vala 

 660 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: