Biblioteka e Shkollës së Mesme Teknike të Gostivarit u pasurua me mbi 100 tituj të rinj nga letërsia shqiptare

Donacionet e ndryshme nga sipërmarrjet private janë bërë një praktikë suksesi nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit.

Donacioni i radhës ka ardhur për Shkollën e Mesme Teknike Komunale (SHMTK) nga ana e Ndërmarrjes Gazetareske dhe Botuese (NGB) “Vatra”, nga Shkupi, e cila për Bibliotekën e kësaj shkolle ka dhuruar një fond librash me vlerë prej 60 mijë denarë.

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike Komunale (SHMTK), Ibrahim Asani njoftoi se donatori solli 114 libra nga letërsia siç janë lektyra dhe romane nga autorë të ndryshëm. Asani falënderoi drejtuesit e “Vatrës”, për donacionin e siguruar, duke shtuar që: ”Ky donacion do të shton fondin e librave të Bibliotekës dhe do të jetë një mundësi më tepër për nxënësit e kësaj shkolle për të arritur deri tek titujt e kërkuara”.

Koordinatori i Sektorit për Arsim, Shkencë dhe Sport (SASHS) Edit Azizi në emër të kryetarit të Komunës, Nevzat Bejta po ashtu falënderoi drejtuesit e Ndërmarrjes Gazetareske dhe Botuese (NGB) “Vatra”, nga Shkupi për donacionin e siguruar, duke shtuar që: “Ky veprim duhet ndjekur edhe nga të tjerët, dhe se forcimi si dhe krijimi i kushteve sa më të mira në shkollat fillore dhe të mesme publike mbetet synim i udhëheqjes komunale”, duke përmendur me këtë rast edhe shumë donacione të tjera nga sektori privat të kryera në shkollat publike të Komunës së Gostivarit.  

Një donacion i tillë në libra u bë edhe para disa javësh nga ana e Shoqërisë Kulturore Artistike (SHKA) “Lulet e Malësisë”, dhe Këshilli Organizativ i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gostivar, me ç’rast për gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike u ndanë ekzemplarë nga monografia “10 vite Flaka e Janarit në Gostivar. 

 779 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: