Gostivari mundet në miqësoren nga Shkupi

Gostivar, me 14 shkurt 2016

Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit kontrolluese një javë para fillimit të sezonit pranveror, kur në xhiron e 19-të në Çair do të jetë mysafire skuadra e Metalurgut.

Edhe pse ndeshja e fundit kontrolluese ishte paraparë që të luhet në Çair, por shkaku u reshjeve të mëdha të shiut dhe që të mos dëmtohet fusha, Shkupi vendos që të udhëtojë drejt Gostivarit ku edhe zhvilluan ndeshjen në fushën me barë artificial.

Ndeshja filloi me befasi, pasi të parët në epërsi kaluan nikoqirët, në këtë rast futbollistët e Gostivarit, kur nga gjuajtja e lirë shënoi në minutën e 10-të, Ersen Sali, i cili këtë sezon u largua nga skuadra e Mlladost CD për të përforcuar Gostivarin.

Në anën tjetër Shkupi shumë shpejt mori veten dhe vuri lojën në kontroll. Ishte Florent Osmani i cili pas asistimit të Ardian Nuhiut shënoi në minutën e 17-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Përsëri Osmani u tregua i saktë edhe në sulmin e shpejtë të organizuar në minutën e 25-të, kur në këtë rast asistoi Filip Petkovski. Përforcimi i fundit i Shkupit Petkovski ka vazhduar me paraqitje të mirë, i cili pas asistimit shënoi edhe një gol, kur në minutën e  36-të, shënoi për rezultatin 3:1.

Kështu edhe përfundoi pjesa e parë, por që deri në fund të ndeshjes nuk ndodhi që të ketë ndonjë gol tjetër, përveç se disa rasteve që kishin, Zuka, Maksuti dhe turku Akgun, por që gjuajtjet e tyre nuk dolën të jenë precize.

Shkupi ka përmbyllur ndeshjet kontrolluese, duke fituar tri ndeshje, atë ndaj Makedonija Gj.P me rezultat 5:1, pastaj e fitoi Novacin 2:1 dhe së fundi Gostivarin 3:1, barazoi me ekipin serb mlladost Lluçani 1:1, ndërsa pësoi disfatë nga Teteksi 1:0.

Futbollistët do të kenë të hënë ditë të lirë, ndërsa nga e marta fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Metalurgun, ndeshje kjo e cila do të hapë sezonin pranveror. Ndeshja Shkupi – Metalurgu luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 14:00. /Radio Vala

 3,660 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 41 (06.09.20) Alketa Rama, futbolliste

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 41-të Bashkëbiseduese: Alketa Rama, futbolliste e FC Zürich-ut U19 …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: