Kunders: Marrëveshja e Përzhinës të zbatohet tërësisht

Shkup, 14 shkurt 2016 – Marrëveshja e Përzhinës është shumë e rëndësishme dhe është me rëndësi që tërësisht të zbatohet. Evropa e mbështet këtë marrëveshje, është porosia që sot e dërgoi deri te liderët politik ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Bert Kunders, i cili ndodhet për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

“Ju më mirë e dini se unë sa është e rëndësishme të ketë zgjedhje korrekte dhe kredibile, listë të pastruar dhe qasje të barabartë drejt mediave. Maqedonia ka traditë dhe histori të gjatë,  keni pasur edhe më herët zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe për këtë është me rëndësi të zbatohet marrëveshja e Përzhinës që të mundësohet edhe mëtej të punohet në perspektivën evropiane”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp shefi i diplomacisë holandeze, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Në pyetjen e gazetarëve si është e lidhur gjendja e brendshme politike me krizën e migrimit, ministri Kunders theksoi se kriza politike në vend nuk është e lidhur drejtpërdrejt me krizën e refugjatëve.

“Por, për të gjitha shtetet tona është me rëndësi sepse gjithkund paraqiten tensione lidhur me atë si të zgjidhet kriza e refugjatëve. Për këtë është me rëndësi që vendet tona të mbeten stabile që të mundemi të bashkëpunojmë në zgjidhjen e çështjes së refugjatëve. Në Evropë, përfshirë edhe në Maqedoni po ballafaqohemi me sfidën e sigurisë së jashtme dhe koncensusin e brendshëm, ndërsa kjo veçanërisht është sfidë për Maqedoninë. Për këtë arsye konsideroj se vizioni dhe dëshira juaj për integrim evropian është e lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Bert Kunders.

Ai nënvizoi se e mbështesin edhe punën e Prokurores speciale publike.

“Ajo duhet të jetë e lirë ta kryejë punën e saj. Të gjithë duhet të ndihmohemi mes vete”, porositi shefi i diplomacisë holandeze, i cili sot ishte pritur edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov./Radio Vala

 3,668 total views,  9 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: